Të përballura me kërcënime të shumta, kafshët dhe bimët duhet të përballen tani edhe me ndryshimet klimatike, theksoi sot UICN gjatë vendosjes në ”listën e kuqe” të specieve të kërcënuara.

“Bashkimi Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (UICN) ka shtuar 1 840 specie të kërcënuara në këtë listë duke e çuar shifrën totale në 30 178”, sipas një komunikate të publikuar gjatë samitit të OKB-së për klimën në COP25 në Madrid.

T mobile In article [1]

“Ndryshimet klimatike u shtohen kërcënimeve të shumta me të cilat përballen speciet dhe ne duhet të reagojmë sa më shpejt dhe në mënyrë vendimtare për të zgjidhur krizën”, theksoi Grethel Aguilar, drejtoreshë e përgjithshme e UICN, në një komunikatë.

Në një raport të pazakontë, Platforma Ndërqeveritare Shkencore dhe Politike mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES) renditi në maj faktorët kryesorë të ndryshimit brutal të biodiversitetit.