Se BDI është e madhe si parti politike nuk kërkon shumë analizë e thellë, mjafton ti numërosh fitoret që nga themelimi i saj dhe përfundon me një fjalë “BDI-ja e pamposhtur”. Një tregues interesant se BDI është fuqi ndodhi sonte pas publikimit të një video promovuese të kongresit të katërt të kësaj partie ku Facebook-u u bë blu me ngjyrat e kësaj partie.

Me këtë entuziazëm të paparë që ndodhi sonte, BDI siç duket po rritet dhe po bëhet edhe më e fortë, pasi vjen me 100% të kryetarëve të rinj të degëve, me mbi 90% të kryetarëve të rinj të këshillave vendor, me mijëra anëtarë e antare të rinj, me struktura të forumeve të reja rinore dhe të grave ku me 21 Dhjetor do të vulos edhe një herë fitoren e 12 prillit në zgjedhjet parlamentare

Ndryshe në këtë kongres ende nuk dihet nëse Ali Ahmeti do të ketë kundër kandidat për kryetar partie e as Ali Ahameti nuk është deklaruar se do të garojë, por gjithë anëtarësia po e kërkojnë që Ahmeti të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme të drejtojë BDI-në fituese BDI-në e 20 viteve të ardhshme. /TS/