Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd, ngjarje e cila ka tronditur të gjithë vendin.

Detaje të reja janë zbuluar nga helmimi i çiftit nga Librazhdi.

Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se dy të rinjtë e sapomartuar nuk janë vetëhelmuar.

Informacionet bëjnë me dije se Olsi dhe Rezarta Hajdari mund të jetë helmuar nga një person, ende i paidentifikuar.

Policia e Shtetit bën me dije se ka shoqëruar në Komisariatin e Librazhdit familjarë të çiftit Hajdari.

Mësohet se ata janë marrë në pyetje për dijeninë e tyre për helmimin dhe shkaqet që detyruan çiftin t’i japë fund jetës.

19-vjeçarja Rezarta u gjet e pajetë në shtëpi, ndërsa Olsi, 27 vjeç, ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Librazhdit.

Loading...
Global