Në ditën e parë të vizitës së punës në Bruksel, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov mori pjesë në mëngjesin e punës me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së dhe MPJ-së së Shqipërisë, në organizim të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias.

Dimitrov, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, porositi se edhe krahas premtimit të papërmbushur të Këshillit Evropian në tetor, Qeveria e ka mbajtur fokusin e agjendës reformuese dhe intensivisht punon në bindjen e vendeve-anëtare se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të jetë një hap i merituar që do të kontribuojë për ruajtjen e procesit reformues brenda në vend dhe do të shërbejë si inkurajim për vendet e tjera në rajon.

Lidhur me metodologjinë, ministri Dimitrov potencoi se gjithçka që do t’i bënte negociatat më të mira, të strukturuara, më efikase, më korrekte, më thelbësore dhe më kredibile është e pranueshme dhe me interes edhe për Maqedoninë e Veriut.

Nevojitet, theksoi, bashlrisht të krijojmë kontekst nga i cili në fund të gjithë të dalim si fitimtarë. rezultati i Këshillit të tetorit të BE-së krijoi pasiguri që nevojitet të korrigjohet sa është e mundur më shpejt.

Ai pati takim me komisarin për fqinjësi dhe zgjerim të BE-së, Oliver Vargeji ku bashkërisht ishte konstatuar se është koha të merret vendim për hapjen e negociatave aderuese, me çfarë rezultati nga Këshilli i tetorit të BE-së mund të shndërrohet në një sukses të përbashkët.

“Bashkëpunimi i përforcuar dhe i afërt me Komisionin Evropian si alet dhe partner i ynë më i afërt. është element i rëndësishëm në arritjen e këtij qëllimi”, potencoi Dimitrov.

Në takim është biseduar edhe për hapat e ardhshëm lidhur me përforcimin e procesit aderues dhe është dakorduar vizitë e komisarit Varheji në Maqedoninë e Veriut në janar të vitit të ardhshëm.

Në suaza të vizitës në Bruksel, Dimitrov është takuar edhe me Fransoa Ru, shef i Kabinetit të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, Ministri Dimitrov i prezantoi pritjet tona për periudhën e ardhshme në kontekst të vendimit të Këshillit Evropian dhe e njoftoi bashkëbiseduesin me reformat më të reja të vendit në fushat kyçe, si dhe me avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Gjatë qëndrimit punues në Bruksel, ministri Dimitrov është paraparë të realizojë takime me shefin e Kabinetit të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula der Lajen, me kryetarin e grupit të Rimëkëmbjes së Evropës, Daçijan Çolos, si dhe me më shumë deputet evropianë duke e përfhshirë edhe grupin e Miqve të Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian.

Loading...