Rezultatet e një studimi të bërë në minj, sugjerojnë që trupi mund të jetë i aftë ta luftoj virusin e gripit, nëse një person praktikon dietën e ashtuquajtur keto-dietë.

Infeksioni nga virusi i gripit shkakton 12.000 deri në 61.000 vdekje çdo vit në ShBA. Praktikimi i vaksinës kundër gripit, ka arritur që me sukses të përmirësojë infeksionet dhe të zvogëloj nivelin e vdekshmërisë. Mirëpo ende, nuk ekziston një kurë e mirëfilltë për trajtimin e këtij problemi.

Keto dietë përfshin konsumimin e ushqimeve, të cilat përmbajnë sasi të lartë të yndyrave dhe sasi të ulët të karbohidrateve. Këtë përmbajtje e kanë ushqimet si: mishi, peshku, perimet, vezët, avokado si dhe disa produkte të tjera.

dhuro

Sipas studimit, kur minjtë ishin ushqyer me dietën keto, shanset e vdekjes nga infeksioni i virusit të gripit ishin shumë më të ulëta në krahasim me ata, që ishin ushqyer me ushqime, që përmbajnë sasi të lartë të karbohidrateve.

Arsyeja kryesore e kësaj është se këto- dieta bllokon formësimin e agjentëve inflamatorë. Këta agjentë, aktivizohen kur sistemi imunitar është i dobët .

Këto gjetje tregojnë edhe një herë, rëndësinë që ushqimet kanë në luftimin dhe mbrojtjen e organizmit nga agjentët e huaj, përkatësisht në luftimin e infeksionit nga virusi i gripit.

Loading...
Global