Personat me pengesa të jenë pjesë e strukturave për sjellje të vendimeve, të jenë drejtorë, udhëheqëse, udhëheqës, deputete dhe deputetë, anëtarë Qeverie, anëtarë Parlamenti. Të ngrihet parmaku dhe të jepen mundësi të barabarta në këtë shoqëri e cila gjatë kohë shohim se po angazhohet për ndërtim të një shoqërie për të gjithë, kërkoi sot Xhabir Derralla, kryetar i CIVIL në panelin e titulluar “Parmaku”, kushtuar (mos)pranimit të personave me nevoja të posaçme në shoqëri, që u mbajt në Shkup.

Derralla në panelin e sotëm me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me pengesa u bëri thirrje partive politike të ndajnë një pjesë nga agjenda e tyre dhe të bisedojnë për atë që personat me pengesa të bëhen pjesë e listave të tyre për kandidatë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se Qyteti gjatë periudhës së kaluar ka qenë mjaft aktiv në fushën e mbrojtjes sociale.

“Në kuadër të aktiviteteve të rregullta vazhduam dhe e avancuam mbështetjen shumëvjeçare për Qendrat ditore të cilat punojnë me kategori të ndryshme të personave me pengesa siç janë “Në botën time”, “Kreativa Lindje”, “Porosia” dhe disa të tjera. Vazhduam edhe me transportin urban pa pagesë dhe shërbime parkingu për personat me pengesa, si dhe me mbështetje financiare të udhëtimeve në vend për shoqatat e personave me pengesa”, tha Shilegov.

Qyteti i Shkupit, siç theksoi ai, për herë të parë ka angazhuar asistentë për nxënësit e shkollave të mesme me nevoja të posaçme, si dhe ka siguruar bursa për nxënësit e shkollave të mesme me pengesa. Pothuajse në të gjitha shkollat e mesme ku ka pasur mundësi, kanë shënuar vend parkimi për personat me pengesa. Personave me spektër autik të sjelljes u kanë mundësuar shfrytëzim falas të transportit urban.

Ai shtoi se në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit këtë vit kanë angazhuar 12 ndihmues të punojnë me 25 shfrytëzues nga Shkupi duke ua ofruar kujdesin që u nevojitet. Financiarisht e kanë mbështetur hapjen e Qendrës ditore për Sindromin Daun dhe siguruan asistentë personal të cilët punojnë me shfrytëzuesit në shtëpi.

Në panel diskutim mori pjesë edhe Dushan Tomiq dhe Vangel Tërkaljanov nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Bllagica Dimitrovska nga Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive “Inkluziva” nga Kumanova dhe Sandra Peshevska Mickovska, aktiviste për drejtësi të personave me pengesa.

Loading...
Global