Manchester City ka fituar me rezultat 1-4 në Turf Moor, duke u rikthyer kështu të fitoret pas barazimit të papritur në fund të javës së kaluar kundër Neëcastle. Në këtë ndeshje shkëlqeu Gabriel Jesus që shënoi dygolësh, kurse dy golat e tjerë për Cityn i shënoi Rodri dhe Mahrez. Për Burnley golin e vetëm e shënoi Brady në fund të ndeshjes

Manchester City i është kthyer fitorëve në Turf Moor duke e mundur Burnleyn me rezultat 1-4.

Në pjesën e parë të kësaj ndeshje u shënua vetëm një gol nga Gabriel Jesus që ishte një gol i bukur i tij në minutën e 24.

dhuro

Ndërkaq në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjera.

Në minutën e 50-të ishte prapë Jesus që shënoi, ndërkaq rezultati u trefishua me një gol të Rodrit në minutën e 68-të.

Mahrez shënoi giolin e katër në minutë 87-të, kurse golin e nderit për Burnleyn e shënoi Robbie Brady në minutën e 89-të.

Me këtë fitore, City arrin në kuotën e 32 pikëve, tetë më pak se Liverpool që është në vendin e parë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

 

Loading...
Global