Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin ka dhënë mendimin e tij mbi teknologjinë në futboll.

Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, Ceferin tha se lojtari tashmë rrezikon të dalë në pozicion jashtë loje nëse ka hundën e madhe.

Ky program teknologjik u krijua për të zvogëluar numrin e vendimeve të diskutueshme të gjyqtarëve, por ka prodhuar më shumë debate në Premier League, këtë sezon.

“Tashmë rrezikon të jesh pozicion jashtë loje nëse ke hundën e madhe. Linjat e pozicionit të parregullt janë të vizatuara nga VAR, dhe ky kriter është disi subjektiv. Propozimi jonë është që të ketë një tolerancë prej 10 ose 20 centimetrash”, shprehet Ceferin.

Më tej ai shton: “Para dy javësh patëm një takim me trajnerët më të mirë, si Klopp, Ancelotti, Guardiola, Zidane apo Allegri. Iu treguam një prekje të topit me dorë dhe i pyetëm nëse është faull apo jo. Gjysma prej tyre thanë po, ndërsa të tjerët jo. Në Angli disa arbitra nuk e kontrollojnë fare rastin, ndërsa në Itali e shohin me minuta të tëra. Lojtarët as nuk festojnë, presin VAR-in tashmë”.

Loading...
Global