Mario Sconcerti, gazetari i njohur italian i futbollit, ka kritikuar ashpër vendimin e Juventusit për ta hedhur në fushë titullar portierin Gianluigi Buffon në vend të Szczesny, që është ulur në stol.

Pikërisht një gafë e Buffon i kushtoi barazimin Juventusit ndaj Sassuolos. Në editorialin e tij te “Corriere della Sera”, gazetari e ka quajtur një zgjedhje që nuk respekton futbollin për faktin se është aktivizuar vetëm që të arrijë rekordin e ndeshjeve në Serie A, që mbahet nga Paolo Maldini.

“Portieri është unik, ndryshohet vetëm kur ndihet keq, pra i dëmtuar, ose kur ka bërë shumë gabime. T’i lejosh vetes luksin të hedhësh Buffon për të arritur një rekord është diçka joreale që nuk respekton as Buffon dhe jo më ata që ndjekin futboll”.

Këtë vit, Buffon ka luajtur 5 ndeshje, të gjitha në shtëpi: SPAL, Verona, Genoa, Bologna dhe Sassuolo, duke bërë edhe prijte deçizive. Rekordi i Maldini është 647 dhe Buffon ka luajtur 645 deri tani.

Sakaq, ka shumë tifozë që kritikojnë Juventusin për faktin se Buffon u kthye vetëm për rekordin dhe jo se e kishte marrë malli për bardhezinjtë.

Loading...
Global