Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda ka bërë një përditësim të situatës për procesin e inspektimin dhe shembjen e banesave në zonat e prekura nga tërmeti.

Në një dalje për mediat, Voda tha se deri tani janë inspektuar 4949 banesa në qarkun e Durrësit ndërsa në terren kanë mbërritur 83 ekspertë nga jashtë.

Voda njoftoi gjithashtu se numri i godinave të shembura deri tani ka arritur në 28.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje, vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 17:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 440 (Tiranë – 198; Durrës – 204; Lezhë – 36; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 385 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

EKIPET PËR VLERËSIMIN E DËMEVE.

Me ngritjen e njësisë së koordinimit për vlerësimin e dëmeve, në vijim po ju përcjellim një pasqyrë të vendeve që kanë dërguar ekipe të vlerësimit me ekspertë:

Numri i përgjithshëm i ekspertëve deri tani është 83, përkatësisht:

Franca: 4; Zvicra: 2; Italia: 8; Greqia: 16; Turqia: 8; Maqedonia e Veriut: 16; SHBA: 2; Kosova: 20; Izraeli: 7.

Ndërkohë, dy vende të tjera, nga të cilat priten të dërgojnë ekipe të vlerësimit me ekspertë janë: Rumania dhe Hungaria.

Ekipe shqiptare janë nga: Instituti i Ndërtimit, inxhinierët e bashkisë Durrës, Fondi i Zhvillimit dhe Departamenti i Rrugëve (ARRSH), të cilët janë ndarë në ekipe në 11 njësitë administrative Durrës. Inxhinierët ndërkombëtarë janë caktuar për të lehtësuar këto ekipe.

T mobile In article 1

PUNA NË TERREN

Në total në të gjithë Qarkun Durrës, nga data 29.11.2019 – 05.12.2019 me shembjen sot të objektit 3-katësh në Shkozet janë shembur gjithsej 28 objekte:

10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;
18 objekte në Bashkinë Durrës.
Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:

Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;
Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur;
Ndërkohë në Krujë qytet po bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike.

Bashkia Shijak – 1497 Objekte të inspektuara, 817 të pabanueshme, 285 për t’u prishur;
Në rang qarku, 4949 objekte të inspektuara.

VULLNETARËT INDIVIDË

Që në datën 30 nëntor 2019 u vendos në dispozicion në faqen e-albania një seksion i dedikuar plotësimit të dy formularëve për regjistrimin si individ/OJF vullnetare për të dhënë kontribut në zgjidhjen e situatës problematike të familjeve dhe zonave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Deri më tani (05.12.2019 – 18h00) kanë mbërritur 336 aplikime individuale.

SIGURIA

Strukturat e rendit dhe sigurisë publike në qarkun e Durrësit të mbështetura nga efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt dhe efektiv rendi kanë bërë të mundur sigurimin e rendit dhe qetësisë në parametra normal në qarkun e Durrësit.

Këto struktura janë angazhuar duke mbështetur gjithë strukturat që po kryejnë veprime në terren për grupet e Inspektimit, strukturat e emergjencave civile, ruajtjen e vendeve të grumbullimit të ndihmave , ruajtjen e hoteleve që janë akomoduar qytetarët, ruajtjen e objekteve të dëmtuara me rrezik të shtuar etj

Janë shtuar shërbimet policore në terren , është rritur prezenca dhe patrullimet duke monitoruar territorin në 24-orë duke bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe të gjitha tendencave ndaj pronës, bizneseve dhe jetës së qytetarëve.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju uroj një natë të mirë e të qetë!
Faleminderit!