Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me mbylljen e një medie të njohur online (JOQ) si dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social, Basha i cilëson si kriminale ‘kërcënimet nga mëngjesi deri në darkë të gazetarëve’ si dhe shton se prokuroria do duhet të nisë hetimet mbi akuzat e rënda dhe veprimet absurde që kryeministri ka ndërmarrë ndaj medias.

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”, shkruan Basha.

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...