Avokat i njohur shqiptar Spartak Ngjela deklaroi se tre persona janë përgjegjës për pasojat e tërmetit shkatërrues që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit. Ngjela shprehet se “ma fia e ndërtimit tani u kap. Por, bashkë me të, janë kapur dhe tre kryeministra: Rama Berisha, Meta”. Sipas tij situata pas tërmetit të 26 nëntorit është e rënde pasi qeveria shqiptare as ka para, dhe as nuk po gjen dot para. “Qeveria shqiptare as ka para, dhe as nuk po gjen dot para. Por, ajo është edhe jashtë karakterit profesional të një qeverie. Kurse Rama po i lutet Turqisë dhe Erdoganit, që të shpëtojë nga goditja penale.(!) Ky kryeministër dhe kjo qeveri duhet të largohen se nuk pranohen si individë nga Perëndimi, por edhe mazhoranca duhet të nxjerrë domosdoshmërisht një kryeministër të pakorruptuar dhe të pranuar nga Uashingtoni e Brukseli, por, një qeveri me karakter të theksuar profesional. Ky akt tani është imperativi i kohës për Shqipërinë.”, theksoi Ngjela. Sipas tij, fajtorë janë edhe Meta e Berisha. “Të tre, kot e kanë që bashkohen. Nuk shpëtojnë dot nga kontrolli apo nga akuza penale, sepse për t’u pasuruar familjarisht me mafien shqiptare të ndërtimit, krijuan krimin më të shëmtuar në historinë e shtetit shqiptar: vranë shqiptarit e pafajshëm, dëmtuan shqiptarët e varfër dhe i krijuan Shqipërisë disa miliardë euro dëm”, theksoi Ngjela. Sipas tij, Rama shkon të lypë në Turqi me syret e Kuranit. “Kaq i lehtë mendërisht është ky kryeministër shkatërrues vlerash kombëtare!!! Po Erdogani, nuk do pyesë: pse nuk po i afrohet Perëndimi qeverisë Rama? Nuk e di Erdogani që autorët e kësaj tragjedie shqiptare janë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë?”, nënvizon avokati i njohur.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Global