Atletico është këndellur.

Pas dy barazimeve dhe humbjes me Barcelonën, Atletico ka gjetur fitoren në La Liga.

Të besuarit e Diego Simeones e kanë mposhtur 2-0 Osasunën në ‘Wanda Metropolitano’.

Alvaro Morata në minutën e 67-të dhe Saul Niguez në atë të 75-të shënuan për t’i dhënë fund vuajtjeve prej tri ndeshje me radhë.

Atletico me këtë fitore është ngjitur në pozitën e katër me 29 pikë, 6 më pak se lideri, Barcelona. /Gazeta Express/

Loading...
Global