Tetova sot ju sjellë reagimin e plotë të partisë shqiptare në opozitë ASH siç shprehet kjo parti në lidhje me përfshirjen e ministrit aktual të shëndetësisë, Venko Filipçe në rastin “zhvatja”

Filipçe dhe “zhvatja”
Rasti “Zhvatja” ka filluar të bëhet edhe më i ndërlikuar për faktin se po dalin të inkriminuar edhe fytyra tjera bartës të pushtetit shtetëror!
Në dëshmitë e dhëna gjatë seancës gjyqësore “Zhvatja”, një nga dëshmitarët e rastit u deklarua se në një nga takimet në shtëpinë e Boki 13, ka qenë prezent edhe ministri aktual i shëndetësisë Venko Filipçe. Më ironik se konfirmimi për prezencën e tij në këtë takim, është arsyetimi i tij për takimin në fjalë me faktin se ka qenë aty për të biseduar për një projekt të ndërtimit të një spitali në bazë të partneritetit privato publik!!!!!
Aleanca për Shqiptarët e rikujton ministrin se partneriteti privato publik bëhet me paratë e taksapaguesve prandaj, asnjëherë dhe askund në shtetet e Bashkimit Evropian, apo edhe më tej, nuk është dëgjuar që marrëveshje apo planifikime që janë në interes të shtetit dhe popullit, të bëhen nëpër shtëpi private dhe në mënyre konspirative.
Ministri i shëndetësisë e ka zyren e tij publike në ndërtesën e ministrisë ku edhe mund të diskutojë dhe planifikojë ndërmarrje që do të ishin në dobi të qytetarëve dhe shërbimit shëndetësor që ata marrin.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet kompetente që pa ndikim të politikës, të pavarur të dëshmojnë përfshirjen e ministrit Filipçe, apo jo në këtë rast që ishte goditja më e rëndë kundër drejtësisë në vend.
Konsiderojmë se takime që bëhen në shtëpi private, jashtë zyrave publike dhe me persona tani më të inkriminuar dhe që dyshohen për keqpërdorime dhe korrupsion, janë dhe duhet të merren si dyshim për vepra të dyshimta penale!

Loading...
Global