Krijimi i Maurizio Cattelan, i titulluar “Komedian”, kjo vepër arti e bananes së ngjitur në mur, është menduar të “zëvendësohet sipas nevojës”, tha një zëdhënëse e galerisë që prezantonte punimin.

Vepra e artit e cila bëri bujë para disa ditësh pasi u shit për 120,000 dollarë e përbërë nga një banane e ngjitur në mur, u konsumua dje nga një artist performues.

David Datuna postoi video nga veprimi i tij gastronomik, të cilin ai e shpalli një “performancë arti” që ai e titulloi “Artist i uritur”.

Loading...
Global