Edhe me formulën e re të votimeve, që përfshin publikun dhe jurinë përveç artistëve, hatërmbetjet janë të pashmangshme. Ardit Çuni, i cili kishte një nga këngët më të dëgjuara të këtij edicioni, thumboi publikisht – madje e etiketoi – Eneda Tarifën, fituesen.

Më datë 20 nëntor, para se të filmoheshin votimet e artistëve, Arditi dhe Eneda bënë një video bashkë, ku ajo i komplimenton këngën. Sidoqoftë, në votat e saj, nuk i dha asnjë pikë Çunit, ndërsa ky i fundit i dha 24.

“Kur miqtë e tu të dashur të lajnë e të lyejnë dhe në fund të japin 0 pikë në ‘Këngë Magjike’ Ah, mikja ime, sa keq më vjen për ty dhe prë fletën tënde të votimit, kushdo ta ketë plotësuar,” shkruan Çuni shkruan anabel.

Duke parë renditjen përfundimtare, pikët e Enedës nuk do t’i kishin bërë ndonjë nder të madh, pasi kishte vetëm 338 pikë, por për të, rëndësi ka mendimi.

Loading...
Global