Pas publikimit të kërkesës në portalin TetovaSot që kishin bërë këshilltarët e Lëvizjes BESA në komunën e Bogovinës për ndryshimin e emrave të shkollave, ka reaguar kryetari i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, duke theksuar se ky lajm ka qenë dezionformatë.

Portali Tetovasot në vazhdimësi ka publikuar informacione të karakterit publik dhe në të mirë te qytetareve me qellim të lëvizjes pozitive të shoqërisë. Sa I përket emrit të shkollës në fshatin Novosellë kujtojmë kryetarin Albon Xhemali se sipas ligjit për vetëqeverisje lokale dhe ligjit për arsim fillore dhe te mesëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut  nr. 145/2015) përcakton se kush është themelues i shkollave dhe po me këto ligje sqarohet edhe procedura e ndryshimit të emrave. Për tju juve si kryetar meqë keni shumë angazhime në premtimet që i kedhni dhënë dhe po punoni ne ju ofrmojmë të gatshëm ligjin për arsim fillorë, respektivisht Nenin 16, paragrafi dy dhe paragrafin 4 si dhe nenin 19 paragrafi 1. Propozues për ndryshimin e emrit është këshilli I shkollës, ose grup qytetaresh, i cili propozim I dërgohet sektorit dhe këshillit të komunës si themelues qe me pas e njëjta te procedurohet dhe të miratohet.

Ja edhe një herë ju dëshmojmë se TS, nuk bën dezinformata pasi ne posedojmë dokument nga këshilltarët e Lëvizjes BESA të komunës suaj që edhe keni koalicion.

Loading...
Global