Në Bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, dje (12-dhjetor) rreth orës 18 e 55 minuta, vetura ,,Opel astra” me targa të Shkupit të cilën e ka drejtuar 36-vjeçari Z.R. nga fshati Vrapçisht, ka aksidentuar këmbësoren 77-vjeçare P.J. nga Gostivari.
Gjatë aksidentimit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me anë të autoambulancës është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad” në Gostivar për ti ofruar ndihmë mjekësore.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policorë Gostivar.Ts.mk

T mobile In article 1