Nuk ka rëndësi sesa ujë përdorni. Copëza të detergjentit do të mbeten në sipërfaqe të enëve dhe në fund do të përfundojnë tek ushqimet që do të konsumojmë. Detergjentit të enëve duhet t’i kushtojmë një rëndësi, po aq të veçantë sa çdo elementi tjetër në kuzhinën tonë .

Janë disa pika që duhen patur vërtet parasysh, herës tjetër që do të shkoni në market:

Së pari duhet të shikoni me kujdes përbërësit kimikë që ka detergjenti juaj. Sigurohuni që të mos ketë aditivë të shtuar artificiale dhe acidin ‘ethylenediaminetetraacetic’. Ky i fundit bën që larësi të ketë shumë shkumë.

Detergjenti i enëve duhet të jetë gjithashtu miqësor me duart dhe lëkurën tuaj. Askush nuk do të përfundojë me duar të çara dhe të plasaritura.

Për hir të së vërtetës, detergjentët cilësorë janë ata që kushtojnë disi. Produktet e lira përmbajnë pak agjentë të larjes dhe duhet shumë ujë.

Pra për rezultate të mira, juve do ju duhet të hidhni shumë detergjent të lirë, tek sfungjeri. Rrjedhimisht do të mbarojë më shpejt dhe do shkoni sërish në market për të blerë një tjetër.

Në plan afatgjatë, zgjedhja e detergjentit të lirë të enëve, do i kushtojë më shumë xhepave tuaj!

Loading...