Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se partia shqiptare BDI ka qenë më e keqe për kombin shqiptar se sa partitë maqedone.“Edhe pse Zaev dështoi në përmbushjen e premtimeve, ai ka qenë më i mirë se Gruevski në disa politika, por ne ende kërkojmë të drejtat tona që na takojnë”, thotë Sela.“Shqiptarët po më pyesin tani në Maqedoni se a janë më të këqinj LSDM apo VMRO, unë ju them se më të këqinj ishin BDI’ja”BDI(Bashkimi Demokratik për Integrim) është subjekt që udhëhiqet nga Ali Ahmeti, i cili ka qenë për shumë vite me radhë në koalicion me VMRO-DPNE, një parti e së djathtës ekstreme e cila përbëhet nga sllavët në Maqedoni.“Një subjekt maqedonas nuk lejon që të shtypen shqiptarët sa lejon BDI’ja”, deklaron Sela.“BDI duhet të shkojë në opozitë, të kërkojë idealin e humbur” /Express/

Loading...
Global