Jose Mourinho është zyrtarisht trajner i ri i Tottenham Hotspur.

Klubi londinez ka konfirmuar se ish-trajneri i Manchester United, Mourinho ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2022-2023.

Por, së fundmi është sjellë në vëmendje një deklaratë e Murinjos, i cili në vitin 2015 ka zbuluar një prapaskenë, ku i është ofruar stoli i Totenhem në vitin 2007.

56-vjeçari në atë kohë shprehej se kishte pasur ofertë nga “Spurs” por nuk mund ta pranonte për respekt të tifozëve të Chelseas, duke qenë se rivaliteti mes dy klubeve londinezë është i madh.

“ Kam pasur ofertë nga Tottenhami, por nuk mund të shkoja. Kisha një marrëveshje me Chelsean që nuk mund të trajnoja në Angli për dy vitet e ardhshme. Por, nuk do ta pranoja detyrën sepse i dua shumë tifozët e Chelseas”, tha dikur Mourinho.

Megjithatë, tashmë pas disa viteve, situata duket të ketë ndryshuar.

Loading...
Global