Zyrtarizimi është vetëm çështje orësh pasi Arsene Wenger do të marrë drejtimin e Bayern Munich.

Tekniku francez nuk ka mohuar pëlqimin e tij për klubin bavarez madje ai thotë se nuk mund të refuzojë negociatat me drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë.

Bisedimet me Bayernin? “Bisedimet me Bayernin nuk do i refuzoja kurrë sepse personat që drejtojnë klubin i njoh prej më shumë se 30 vitesh. Por deri tani nuk kemi folur. Kaq mund të them momentalisht”, tha fillimisht Wenger.

Bayerni? Ajo që më ka pëlqyer gjithmonë është që Bayerni dëshiron të luajë futboll, të marrë përgjegjësinë për te kontrolluar lojën. Kjo është karakteristikë e ekipeve gjermane, janë gati ta marrin këtë përgjegjësi. Bayerni është një ekip që do topin, që nuk ka frikë ta ketë topin, duan të bëjnë lojën dhe të dominojnë ndeshjen. Gjithë historia e klubit është e bazuar tek futbolli pozitiv”, tha ndër të tjerash kandidati favorit për tu ulur në stolin bavarez.

Wenger për 36 vite me radhës ka bërë detyrën e trajnerin, pjesën më të madhe të kohës tek Arsenali, por nga vera e 2018-ës, po punon në kanalin TV beIN Sports, si ekspert i Ligës së Kampionëve.

Loading...