Viktima ka raportuar policinë se me datë 04.11.2019, një person e ka detyruar të futet në veturë dhe e ka dërguar në një fshat, ku duke kanosur dhe shtënë me armë zjarri para tij i ka kërkuar që t’ia japë nga 500 € para të gatshme çdo muaj të dyshuarit.

Kjo për shkak se ankuesi ka pasur bisedë telefonike kohë më parë me të dashurën e personit të dyshuar, njofton Klan Kosova.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të pistoletës, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.

klankosova.tv

Loading...