Boksieri i mirënjohur Shpëtim Shala konfirmon se boksit profesionist po i shtohet edhe një emër i ri dhe premtues. Ai konfirmoi se në gjysmën e muajit nëntor do të boksojë Dielli Vranoci.

“Vranoci po bëhet profesionist. Me datën 16 nëntor në Vjenë të Austrisë do të debuton në boksin profesionist pas një karriere të suksesshme në boksin amator.

Dielli ne boksin profesionist do të përfaqëson klubin ‘Thaicross Gym’ me trajnerin Marko Petroviq dhe do të menaxhohet nga Sh&Sh Promotions”, bëhet e ditur nga Shala.

Vranoci është para sfidave të reja dhe me synime që të debutojë me fitore.

Loading...