Një vogëlush gati sa nuk vdiq, pasi mbi trupin e tij hodhi 2 litra ujë të nxehtë duke pësuar kështu djegje të shkallës së tretë.

Dougie Dodd atë kohë 1 vjeç, ishte duke luajtur gjatë momentit kur nëna e tij po gatuante.

Dodd pësoi djegie të tmerrshme në fytyrë, qafë, kraharor, duar, kyçe dhe këmbë.

25-vjeçarja, nga Cannock- Staffordshire, vrapoi pas djalit të saj, por ishte shumë vonë për ta shpëtuar atë pasi tashmë gjithë uji kishte rënë mbi trupin e tij, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Ai qëndroi në spital për dy muaj, duke luftuar për jetën e tij pasi kishte infeksione nga djegiet e shkallës së tretë që mbulonin gjysmën e trupit të tij.

“Unë isha shumë afër me Dougie kur ndodhi ngjarja, dhe u përpoqa ta ndaloja avullin, por thjesht nuk mund të lëvizja aq shpejt,” tha nëna e tij. Nadia Hulse.

Aktualisht, Dougie është kthyer në shtëpi, ku po qëndron pranë familjes.

Loading...