Reagim ndaj pres konferencës së Bojan Mariçiqit

Pas mossuksesit të bëhet negociues për hyrje në BE, Bojan Mariçiq patjetër të merr rolin e megafonit të mashtruesit Zaev për përhapje të lajmeve të rreme.

BE e lexoi korrupsionin dhe paaftësinë e Zoran Zaevit dhe ekipit të tij prandaj tani Mariçiqi patjetër të kthehet në gënjeshtra.

Zoran Zaev ka shpenzuar tre vjet të jetës së qytetarëve, duke shitur interesat kombëtare që në fund të merr shuplakë të fortë nga BE. Zaev ka gënjyer se problemi të cilin e ka Greqia është pengesa e vetme për marrje të datës, por realiteti e ka demantuar dhe mbarë opinioni u bind se BE nuk dëshiron të negocion me kriminel.

Krimi, korrupsioni dhe reketi nuk janë dhe nuk mund të jenë vlerë evropiane.

Me Zaevin në krye të shtetit, Maqedonia është shembull për kriminalitet, korrupsion dhe zhvatje. Zaev dëshiron të mbetet në pushtet që të vazhdojë mënyrën kriminele të sundimit. Prandaj janë të gjitha lajme të rreme dhe manipulime.

Është e kotë sado që LSDM të tentojë të gënjejë opinionin. Askush nuk u beson më. Në këtë do të binden edhe vetë kur më 12 prill do të humbin zgjedhjet.

Loading...
Global