dhuro

E vendosur në shtetin Indian të Manipurit, Parku Kombëtar, Keibul Lamjao është i vetmi vend në botë me pyje lundruese dhe me një pasuri të madhe të jetës së egër në to. Këto pyje shtrihen përgjatë liqenit në forma unazash rrethore të shumta.

Liqeni Loktak i parkut, është liqeni më i madh i ujërave të ëmbla në veri të Indisë dhe ka një pamje spektakolare, e shtruar me arna jeshile dhe unaza bimësh të njohura si “phumdi” që notojnë sipër ujit.

Një park biodiversal, Keibul Lamjao siguron mbështetje për njerëzit dhe kafshët e Manipurit përfshirë sangai, një specie të rrezikuar dreri e nderuar nga vendasit si shpirti lidhës midis njerëzve dhe natyrës.

Pa kurrëfarë dyshimi që Parku Kombëtar, Keibul Lamjao, është një nga ‘gurët e çmuar’ ende të pa eksploruar sa duhet në Indi.

Loading...
Global