Wolves është shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër të Europa Leagues, pasi një fitore të siguruar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Slovan Bratislavas.

Goli i shënuar me kokë nga Raul Jimenez në minutën e 92-të të ndeshjes ia siguroi Wolvesit fitoren me rezultat 1-0, dhe në këtë mënyrë renditen në vendin e dytë me 9 pikë të grumbulluara.

Por gjatë minutave të fundit të ndeshjes ndodhi një incident që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Jimenez tentoi të shënojë gol në mënyrë akrobatike brenda zonës së 16-metrave, por në moment gaboi duke koditur në kokë mbrojtësin, Kenan Bajric.

Mbrojtësi ra pa ndjenja në fushën e lojës por portieri i Bratislavas i erdhi në ndihmë menjëherë shokut të skuadrës duke e vendosur në një pozicion të favorshëm.

Loading...