Një vajzë e re ka mbetur e plagosur në një aksident rrugor në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike. Nga të dhënat që përcjell për “BalkanWeb” gazetari Enrik Mehmeti, i cili është bërë dëshmitar i ngjarjes dhe ka dhënë ndihmën e parë, mësohet se një mjeti tip ‘Benz’ me targë VL 4450 C ka goditur një biçikletë, e cila drejtohej nga një vajzë e re.

Për pasojë kjo e fundit është plagosur, ndërsa është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Vlorës me një ambulancë të shërbimeve funerale, pasi ajo e urgjencës ishte vonuar.

Ndërkohë, shoqja e vajzës së aksidentuar ka humbur ndjenjat sapo ka parë të renë shtrirë në rrugë dhe të gjakosur. Për më tepër shihni pamjet nga skena e aksidentit, ku shfaqen disa qytetarë që ndihmojnë në futjen e barrelës brenda ambulancës. Sakaq, policia po heton në lidhje me shkaqet e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Loading...
Global