I dyti që del para Vettingut në rradhët e policisë është Adriatik Ago zv/drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së.

Bëhet e ditur se relatore e çështjes është Ana Kapaj ndërsa për Agon është bërë rivlerësimi në tre shtylla.

Vleresimi i pasurisë: Ka nje apartament 62 m2. Subjekti ka të ardhura të mjaftueshme për atë aparatament. Shtesë 53 m2 në të njëjtin pallat me leje legalizimi me vlerë 850 mije leke. Makinë Fiat Croma 2006 e blerë 2500 euro. Depozitë bankare 1milion e 500 mijë lekë. Gjendja e totale 20 milion e subjektit ndërsa shpenzimet janë 13 milion. Ka burime të ligjshne dhe nuk ka konlifkt interesi.

Figura: Nuk ka të dhëna që subjekti për procedime penal apo të ketë kontakte te papershtatshne me anëtarë të botës kriminale. Është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Ana profesionale: Në vitin 78-81 në mininistrinë e Brendshme ka mbaruar shkollën e lartë. Është i përshtatshëm për funksion e punën ne ministri.

Kujtojmë se vettingu në polici nisi me shkarkime. KJV shkarkoi Oltion Shehun, shefi i sektorit të ankesave në SHÇBA.

Loading...