>Në 10 ndeshjet e fundit Arsenali ka vetëm 2 fitore. Krahasuar me skuadrat që ka luajtur kjo tregon se Unai Emery i ka ditët e numëruar si trajner i skuadrës londineze

Edhe një ndeshje në letër e lehtë për Arsenalin por që përsëri barazon.

Ky është barazimi i tretë me radhë i Arsenalit dhe në të tria këto ndeshje skuadra londineze ishte në epërsi por që në fund e humbet atë.

Sonte Arsenali ishin mysafirë të skuadrës portugeze, Vitoria Guimares kundër të cilëve barazuan me rezultat 1-1.

Pjesa e parë ishte e barabartë 0-0, ku Arsenali pati posedimin por shanset ishin të vendasve ku patën 10 goditje në drejtim të portës së Martinez.

Në pjesën e dytë Arsenali pati më shumë nga loja dhe goli erdhi në minutën e 80-të me anë të Shkodran Mustafit, i cili u asistua nga Nicolas Pepe.

U mendua që Arsenali do të mund ta ruante epërsinë për 10 minutat e radhës, por nuk ndodhi kështu pasi që në minutën e dytë shtesë të ndeshjes vendasit barazojnë me anë të Duartes.

Pavarësisht barazimit, Arsenali vazhdon të jetë në vendin e parë të grupit F me 10 pikë, por ky rezultat më se shumti nuk i shkon përshtati trajnerit të Arsenalit i cili është në presion dhe mund të shkarkohet nga bordi i ekipit londinez.

Loading...