Shkruan :Valon Bela

Edhe kjo na gjeti. Paska me ardh Berat Buzhala në Maqedoni. Pasi që na shau e fyejti rëndë fenë, tash edhe lekët paska me ardh me naj marrë. Ky shqiptar katolik, i cili sa herë që shkon në Israel me u përul e me qa para murit hebraik, harron se po këta muslimanë të kësaj ane i shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së II-të Botërore nga shfarosja fashisto-naciste. Edhe sikur të mos e kishte ditur këtë fakt, e ka të shkruar fort mirë tek Muzeu i Holokaustit në Jerusalem. Dhe e gjithë kjo nuk i ndihmoi atij të mos ofendon një komunitet të tërë.

Sdq, e di edhe ai por pak rëndësi ka kjo. Sepse nuk ka rrezik nga ata që shpërthejnë me vrerë. Tash rreziku shfaqet në rrafshin politik. Ndërhyrjet në vendimmarrjen e popullit përmes “krijimit” të mendimit publik. Këtu Berati është i fortë, i dëshmuar. Prandaj po e quaj rrezik. Sepse, ndikimi i tij varet kush sa lekë gjuan, e tillë është “drejtësia”, dhe “i drejti” (politikan). Për të, leku arsyeton gjithëçka dhe gjithëkë !

Urime Maqedoni.
Tash e ke edhe një Llatas !!
Zoti im, m’i ruaj besimtarët e drejtë…

Loading...