Ushtria gjermane refuzoi livrimin e dy avionëve A400M për shkak të problemeve të sigurisë, veçanërisht në sistemin e helikave, njoftoi ajo sot, ndërkohë që ky avion i transportit ushtarak të Airbus është përballur me kosto të larta dhe vonesa.

“Bundeswehr vendosi për të mos pranuar dy A400M që do të livroheshin”, theksoi ajo në një komunikatë.

“Siguria e ushtarëve tanë në përdorimin e përditshëm të A400M është prioritet absolut”, shtroi ushtria.

Probleme teknike janë zbuluar në këtë aparat ushtarak të zhvilluar në bashkëpunim nga Belgjika, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Spanja dhe Turqia.

“Testet rutinë kanë zbuluar në disa prej 31 aparateve të livruara tashmë për ushtrinë ajrore gjermane se 24 pjesë mbi çdo helikë nuk kishin çiftin rrotullues të parashikuar”, sipas të njëjtit burim.

“Nëse këto probleme nuk identifikohen dhe nuk korrigjohen, ato mund të shkaktojnë dëme strukturore në helikë”, konfirmoi ushtria.

Loading...
Global