Dy aksidente kanë ndodhur këtë mbrëmje për të cilat raportohet se janë lënduar katër persona. Njëri aksident ka ndodhur te katedralja në Prishtinë, ndërsa tjetri në Fushë-Kosovë. Si rezultat i aksidentit te katedralja, rruga u bllokua për disa kohë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Janë raportuar dy aksidente trafiku, njëri tek Katedralja në Prishtinë në ora 19:15 dhe tjetri në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë në ora 20:00. Në të dyja aksidentet kanë qenë të përfshira nga dy vetura dhe të lënduar nga dy persona”, ka konfirmuar Krasniqi për Gazetën Express.

Aksidenti që ndodhi te Katedralja e Prishtinë bllokoi rrugën për pak kohë, derisa dëshmitarët e vendit të ngjarjes thonë se e gjithë kjo u bë pasi dyshohet se vetura Audi A3 ka filluar të marrë flakë.

Thuhet se një vajzë ka thyer këmbën dhe një djalë dorën si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Loading...
Global