Autoritetet turke kanë arrestuar një kurd sirian, anëtar i Njësisë së Sigurisë Kombëtare, të dyshuar për një sulm me makinë bombë në qytetin sirian Al-Bab, duke vrarë 18 njerëz dhe duke plagosur 30 të tjerë.

Ministria e Mbrojtjes tha se sulmi u krye nga luftëtarët kurdë sirianë në qytetin kufitar verior Al-Bab, i kapur nga forcat turke në ofensivën e vitit 2016.

Ankaraja i konsideron njësitë kurde një grup terrorist, transmeton KosovaPress.

“Autori i sulmit u arrestua pas një operacioni të suksesshëm nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës,” tha ministria turke.

Turqia dhe aleatët e saj nga opozita siriane deri më tani kanë kryer tre sulme të veçanta në veri të Sirisë kundër Shtetit Islamik dhe milicisë kurde përgjatë kufirit të saj.

Ofensiva e fundit turke u dënua ashpër nga aleatët perëndimorë, të cilët thanë se sulmi mund të ndërhynte në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri, të cilën Ankaraja zyrtare e hodhi poshtë.

Loading...
Global