Tryeza e rrumbullakët e GPNP-së për përforcimin e bashkëpunimit ndërsektorial për t’i avancuar të drejtat zgjedhore të personave me aftësi të kufizuara Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (GPNP), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Polio Plus – Lëvizja kundër handikapit që vepron si komitet teknik i GPNP-së do të mbajë Tryezë të rrumbullakët me temë “Përforcimi i bashkëpunimit ndërsektorial për t’i avancuar të drejtat zgjedhore të personave me aftësi të kufizuara”.

Qëllimi i evenimentit është aktualizimi i diskutimit për pjesëmarrjen e kufizuar të personave me aftësi të kufizuara në procesin zgjedhor, si dhe propozimet e mundshme për avancimin e bashkëpunimit ndërsektorial në drejtim të përfshirjes dhe realizimit të organizatave të tyre qytetare dhe ndërkombëtare zgjedhore.

Në Tryezën e Rrumbullakët, përveç deputetëve anëtarë të GPNP-së, të ftuar janë edhe përfaqësuesit e KSHZ-së, ministritë relevante, Avokati i Popullit, Trupi Koordinues Nacional për Zbatimin e Konventës për Avancimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, organizatat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe organizatat qytetare dhe ndërkombëtare.

dhuro

Fjalime përshëndetëse do të mbajnë Jagoda Shahpaska, nënkryetare e GPNP-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Ambasadori Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Shuloviq-Cvetkovska, oficere nacionale e programit, Misioni i OSBE-së në Shkup, Kira Kastaldo, këshilltare për zgjedhje, Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR), Bllagica Dimitrovska, kryetare e Shoqatës „Inkluziva“, Zvonko Shavreski, kryetar i „Polio Plus – Lëvizje kundër handikapit”, ndërsa moderatore është Elena Koçoska, koordinatore e Komitetit Teknik të GPNP-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Loading...
Global