Zlatan Ibrahimovic është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, për shkak se ka vendosur të largohet nga kampionati amerikan dhe do të rikthehet në Europë.

Shumë zëra e lidhin të ardhmen e sulmuesit suedez me një kalim të mundshëm te Milani, megjithatë një ekip tjetër nga Serie A, mund të marrë shërbimet e tij.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, ka pasur kontakte midis agjentit të lojtarit, Mino Raiola dhe drejtuesve të Bolonjës.

T mobile In article [1]

Madje thuhet se ka pasur edhe një telefonatë midis Ibrës dhe trajnerit Mihajloviç, me këtë të fundit që gjatë bisedës i ka thënë: “ Ibra ejani te Bolonja. Ejani të argëtoheni këtu për 6 muaj, pasi për këtë do të lumturonit të gjithë Italinë”.

Madje raportohet se suedezi i ka thënë teknikut serb, se pikërisht Bolonja është opsioni i tij i parë.

Comments are closed.