Savash VELIU

“Kur shkollat organizojnë festa shtrigash të globalizuara ku simboli qëndror është kungulli, nuk kemi pse ankohemi pse po rrisim një brez kungujsh”.

… Këtë e thotë Ergys Mërtiri një atdhetar i brengosur, por unë do të shtoja pyetjen përse ca ‘festa’ festohen si pjesë e arsimit që ska të bëj fare me gjenetikën e arsimimit të nxënësve, as nga afër e as nga larg.

Çka kanë të përbashkët degjenerimet e ca shoqërive të degjeneruar që promovojnë në mjediset tona kësi lloj dreqnije pa asnjë piktakim me vlerat e traditave tona si shoqëri e shëndetshme ku me siguri dëshirohet të arrihet ngulitja e bestytnive jocivilizuese në kokat e njoma të fëmijëve tanë një tentative e injektuar si delirium në forma të ndryshme shoqërisë të cilës i promovohen si vlera brenda hapsirave shkollore, në vitet e fundit!?

Është çudi se si Ministria e Arsimit humb kohë me gjëra të kota (të padobishme) të disfavorshme ndaj nxënësve, stafit arsimues si dhe ndaj prindërve që si shoqëri bashkë jemi ritur me tradita të pastra kombëtare dhe fetare larg fantazmagorave degjeneruese që më sjell në mendje se ndoshta shteti kështu don të argëtoj stafin arsimuesë duke ia humbur kohën dhe vemendjen larg problemeve të grumbulluara sa malet e Sharrit përplotë halle e brenga të pazgjidhura ekonomiko-sociale derisa në anën tjetër bën përpekje të shpëtoj veten me ‘reforma elektroadministrative’ si ngjyrosje fasadës së dërmuar me dekada të lënë larg marginave të profesionalizmit që në vend tu ofronte nxënësve mësim kabinetik si shërbim më profesional e më kualitativ me mësimnxënje praktike gjatë procesit mësimor ajo merret me kotësi.

Në çdo shoqëri të ngritur Arsimi është Sistemi që prezanton njërën nga tri shtyllat esenciale të shtetformimit shoqëro-politik si institucion më i thirur të ngrit nivelin e vetdijes shoqërore mbi vlera të dijes intelektuale duke i siguruar vizione largpamëse ndaj të ardhmes si shoqëri e zhvilluar me arsimimë të nivelit akademik. Por siç shihet, mjerisht ky sistem ka degraduar tërësisht autoritetin e arsimdhënësit në sytë e shoqërisë… derisa në anën tjetër bën fushata të rrepta ndaj promovimeve të librave brenda tempullit të dijes, gjegjësisht brenda shkollave duke kërcënuar stafin arsimues me sanksione gjobitëse deri në largim prej detyrës së punës, por ndërkohë pa hezituar fare lejon shitjen legale të ‘tava tenxhereve’ në zyrat e arsimtarëve që të jep një panoram të kujtosh se je në panagjur të ndonji varoshi, veprim që slidhet me procesin arsimor (me mendjen e shëndosh).

Po ky sistem arsimues ishte ai ‘vigjilenti’ që e degradoj autoritetin e arsimdhënësit si faktor prodhues të kuadrove profesionale mbi lëmitë jetsore, tani arsimdhënësi kështu i lënë patos e i përbuzur nga aspekti ekonomik dhe professional arriti shteti tia dizajnoj edhe standardin jetësor duke e prangosur në një pagë mujore nënçmuese me një rritje prej vetëm 5% sikur të bëhet fjalë për personat të pensionuar pasiv jashtë mësimit aktiv. Sërish sindikata SASHKU nuk na befasoj sepse si çdo herë ajo arriti qëllimin e vet, poashtu edhe Qeveria mbështeti vullnetin e tij në tavolinë kurse të zhgënjyer mbeten vetëm arsimdashësit të lënë zvarrë në mes të udhëkryqit duke pritur për ditë më të mira.

Dhe kështu arritëm te thënia… ”Për të shkatërruar një komb, nuk ka nevojë për bombë atomike apo për raketa me rreze të gjatë veprimi. Mjafton të ulni nivelin e Arsimit”, thotë Mustafa Islamoglu.

… Të përfundojmë me një thënie tejet të qëlluar; ‘’Arsimimi i pa shoqëruar me vlera dhe autoritet personal, sado i vlefshëm, duket më shumë si mjet për ta bërë njeriun një djall më të mençur antivetvetes.

Loading...