Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019.

Nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e këtyre zgjedhjeve më 220 mijë e 811 vota apo 26,159%, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 206 mijë e 458 vota apo 23,458% dhe e treta është radhitur Partia Demokratike e Kosovës më 178 mijë e 645 vota apo 21,163%, shkruan Telegrafi.

KQZ ka publikuar poashtu edhe rezultatet e kandidatëve për deputetë.

Nga këto rezultate femra më e votuar në vend është Vjosa Osmani e cila po ashtu ishte edhe kandidate për kryeministre të vendit me 176 mijë e 188 vota.

Kurse nga meshkujt më i votuari mbetet kandidati për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti me 183 mijë e 868 vota.

Telegrafi më poshtë ua sjellë top 10 kandidatet më të votuara nga radhët e femrave, dhe top 10 kandidatët më të votuar nga radhët e meshkujve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Top 10 femrat më të votuara për deputete:

1. Vjosa Osmani 176 mijë e 188 (LDK)
2. Albulena Haxhiu 46 mijë e 861 (LVV)
3. Mimoza Kusari – Lila 22 mijë e 553 (LVV)
4. Saranda Bogujevci 18 mijë e 518 (LVV)
5. Marigona Geci 17 mijë e 740 (LDK)
6. Yllza Hoti 14 mijë e 810 (LVV)
7. Eliza Hoxha 9 mijë e 303 (PDK)
8. Ariana Musliu-Shoshi 8 mijë 831 (PDK)
9. Time Kadrijaj 8 mijë e 061 (AAK)
10. Albena Reshitaj 6 mijë 040 (AAK)

Loading...