Mikpritjen që kosovarët ua bën tifozëve anglezë, vazhdon të jetë temë diskutimi në mediumet më të mëdha britanike, e po ashtu në rrjetet sociale.

Historia më e mirë tani vjen nga Twitter, ku një tifoz anglez tregon se si i kishte humbur kuleta në Prishtinë, dhe një person ia kishte gjetur, duke ia kthyer me të gjitha gjërat që i ka pasur brenda.

Ky veprim i kosovarit, ka mahnitur tifozin anglez, i cili ka pasur në kuletën e tij 500 funte.

“Më ka rënë kuleta në rrugën kryesore të Prishtinës. Ky djaloshi hyri në lokal, ma ktheu kuletën dhe nuk ishte marrë asgjë nga aty. Kosova me të vërtetë është vend i madh, ka shkruar Bruce në Twitter.

“Seriozisht, në kuletë kam pasur 500 funte dhe kartelat bankare dhe asgjë s’ishte marrë. Njerëzit në Kosovë janë më të mirët”, shtoi ai.

Loading...
Global