Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe drejtori i NP ” Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti kanë vendosur që rrugën industriale ta përmbyllin për një kohë të shkurtër. Siç mëson TS, për shkak kushteve atmosferike që pritet të jenë këto javë, është përfocuar puna me maqineri më të mëdha për ta kryer më shpejtë që qytetarëve mos ju shkaktohet pengesa në komunikacion.

Rruga Industriale e cila është rrugë lokale ku me inistimin e kryetares Arifi dhe drejtorit Memeti ka arritur të kalojë në planprogramin qeveritar për tu asfaltuar si rrugë shtetërore pasi kjo rrugë në vitin 2015 u dëmtua nga vërshimet.

Rruga industriale që do të asfaltohet është afërisht 3 kilometra me gjerësi 14 metra./TS/

Loading...