Më datë 04.11.2019 në ora 00 e 10 minuta, 27-vjeçari K.R. nga fshati Llërcë e Tetovës, në SPB Tetovë ka denoncuar se më datë 03.11.2019, rreth orës 21 e 15 minuta, në hyrje të fshatit Bojanë e Shkupit, ka qenë i sulmuar fizikisht nga disa persona në mes të cilëve edhe personi F.N. nga fshati Kopanicë e Shkupit të cilin e ka njohur më herët. Sipas denoncimit njëri nga sulmuesit ka shtënë në ajër me armë zjarrit.  Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Loading...