Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Dajçi”, nga ku u arrestuan dy persona të shpallur në kërkim për plagosje.

Shtetasit e arrestuar janë Kristjan Ndoci, 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë dhe Kristjan Peteku (Sh.), 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, të dy të dënuar më pare.

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 28.09.2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, pas një konflikti për motive të dobëta për 400 mijë lek kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin S. N.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Loading...