Tashmë lajmi i mirë është që Alvin Berisha, djali 11 vjeçar shqiptar i cili ndihej i rrezikuar për jetën në kampin famëkeq sirian të Al Hol, ka nisur rrugëtimin e tij për tu kthyer në shtëpi, pas përpjekjeve të gjata për ta shpëtuar.

Sipas medias italiane, mbërritja e tij në Itali është parashikuar të kryhet të premten në mëngjes, rreth orës 7.30 në aeroportin e Fiumicino.

‘Personat që po të shoqërojnë janë miqtë e babait. Nuk duhet të kesh frikë’-janë këto fjalët që ka shkëmbyer Afrim Berisha me të birin e tij në telefon për ta siguruar.

‘Pa problem baba, po vij’,- i është përgjigjur në krahun tjetër vogëlushi.

Alvin ka mundur të dalë nga kampi Al Hal. Të enjten në mëngjes, babai i tij Afrimi ka mundur të flasë paksa në telefon me të birin.

Pritja ka marrë fund

Dimë që është mirë, presim me ankth fundin e kësaj odiseje që zgjat prej shumë vitesh’, thotë përfaqësuesi ligjor i familjes Darien Levani.

Vogëlushi, i mbijetuar nga sulmi ajror në të cilin humbi jetën nëna e tij Valbona, që nga vitin 2014 në Siri, ka probleme të rënda në njërën këmbë, dhe duhet kuruar. I dobësuar nga vuajtjet, ai nuk arrin tashmë as të shprehet në gjuhën italiane.

Ai që e identifikoi fillimisht në kamp ishte Bedri Elezi, ish luftëtar i Ushtrisë së Kosovës, sot një nga personat e parë të impenjuar për të ndihmuar në kthimin në shtëpi të grave dhe fëmijëve të xhihadistëve të nga Ballkani.

Loading...