Kryeministri Zoran Zaev është nikoqir i takimit trilateral të punës të liderëve nga Ballkani Perëndimor që nesër do të mbahet në Ohër.

Në takim do të marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Agjenda parasheh në Ohër të mbahet mbledhja e punës në të cilën përveç tre liderëve do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq.

Pas takimit do të vijojë sesion plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, midis të cilave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për bashkëpunim, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe Banka Investuese Evropiane. Pas mbledhjeve të punës është paralajmëruar edhe konferencë shtypi e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në lidhje me takimin janë ndërmarrë aktivitete për sigurim fizik dhe të komunikacionit nëpër rrugë, ashtu që në koordinim të policisë me subjektet përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugëve në qytet, me Fondin për veprimtari komunale, komunikacion dhe rrugë pranë komunës së Ohrit, me Ndërmarrjet Publike mënjanohen të gjitha automjetet e parkuara nga pjesa e rrugëve të qytetit që çojnë drejt hotelit ku do të mbahen takimet. Gjatë mbajtjes së mbledhjeve tërësisht do të ndalohet parkimi ose ndalja e automjeteve në vendparkimet e bulevardit “Turistiçka” – KAÇKM” – Kej “Maqedonia”, si dhe në rrugën “Partizanska” deri te udhëkryqi me “Jane Sandanskin”. ..

Loading...