Është hera e parë kur një figurë e mbuluar me plotë mistere e histori urbane prej agjenti ishte parë në publik. Kadri Veseli kishte dalë nga nëntoka.

Më shumë se sa një histori e kaluar e lënë prapa, siç mund të priste vetë Veseli, hija e Shërbimit Informativ të Kosovës do ta ndjektë dhe po e ndjek atë nëçdo hap. As reformimi i tij në një politikan, as paraqitja e tij si një njeri familjar, e as shoqërimi i tij me artistë, nuk po ja heqin atë imazh.

Kadri Veseli deri në zgjedhjet e fundit ishte lideri i partisë më të madhe në pushtet. Tash është lideri i partisë më të madhe në opozitë. Por, pak kush e sheh si të tillë. Kadri Veseli shihet veç si Kadri SHIK-u.

Me apo pa të “futura”, Gjykata Speciale u bë realitet. Do të vononte pak, por nisi që të dërgonte ftesat e para. Hetuesit e kësaj gjykate qëështë e vendosur në Hagë të Holandës nisën një gjueti kundër drejtuesve kryesor të UÇK-së. Deri tash publikisht dihet që prej atyre më të rëndësishmëve pa u ftuar ka mbetur vetëm Presidenti Hashim Thaçi. Por, kjo nuk e përjashton faktin që ai mund të jetë ftuar dhe të dy palët, Gjykata dhe vetë Thaçi kanë arritur që të mbajnë sekret.

Ish-kryespiuni kosovarë, deri para pak kohësh kishte shikuar njëe nga një shokët e tij të luftës derisa merrnin ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë. Tash radhën e ka ai.

Ani pse ftesat janë të shkurtra, dhe nuk sqarojnë shumë se për çfarë rastesh do të pyeten të ftuarit, dëshmitarë a të dyshuar çfarëdo që janë, një gjë dihet: Gjykata Speciale bazohet mbi raportin e senatorit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty.

Ky raport e fut Kadri Veselin në mesin e njerëzve të grupit kriminal, siç e përmend raporti, “Grupi i Drenicës”, që po ashtu thotë se janë të paprekshëm.

Sipas raporti, ky grup, ku bënë pjesë edhe Kadri Veseli duket se ka arritur të eliminojë ose frikësojnë pjesën më të madhe të dëshmitarëve dhe atë duke përdorur dhunën, kërcënimet e shantazhetose ka munguar vullnet politik i faktorit ndërkombëtarëpër të ndjekur penalisht ish-drejtuesit e UÇK-së.

“Kjo gjithashtu e ka lejuar Hashim Thaçin që ta zgjeroi “Grupin e Drenicës” me anëtarë të tjerë për tëshfrytëzuar pozitat më tëmira për të grumbulluar pasuri krejtësisht jo-proporcionale me aktivitet e tyre të deklaruara”, konstaton raporti.

Kadri Veseli para disa ditëesh në një konferencë për media ka bërq të ditur së nga pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuar në Hagë/InsajderiInDoks

Loading...
Global