Sulejman Rushiti është aset kombëtar

(Rreth taktizimeve djallëzore të “dy aktorëve” të Teatrit të posa formuar të Gostivarit, Berat Saliji dhe Argjent Hasani, për bërjen e qejfit manjakëve politikë për të cilët, në të gjitha sferat shkencore e shoqërore, Sulejman Rushiti, regjisor i padiskutueshëm, ngelë super akademik)

Nga Andi Rakipi, Tiranë

Një emision debativ në TV 21M mbrëmë më bëri të ndjehem shumë keq. Debati zhvillohej në mes të dy “akorëve” (sipas paraqitjes) të dshtuar e politikisht të frustruar dhe, të madhit regjisor shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Sulejman Rushiti.
Këta dy “aktorë” pa kulturën elementare të AKTORIT, fillimisht, e bënë për vete opinionin, sepse, nuk ka gjë më të trishtë se sa aktori të nxirret nga teatri i lidhur në pranga! Debati televiziv i mbrëmshëm për herë të parë ne jetë më bëri palë me policinë dhe, për herë të parë hoqa dyshimet se, nëse në Maqedoninë e Veriut vepron drejtësia apo jo! Për herë të parë nisa të mendoj aq zëshëm se, megjithatë, shqiptarëve të këtushëm (si gjithandej more në shqiptari!) u duhet një polici e kulturës, një njësi speciale e cila thyen eshtra ndër të gjithë ata diletentë që mundohen të bëjnë kulturë! Ç’do bariu në kabinetin e programuesve kompjutorikë?!
Njëri nga ata dy qenka “nun” i Teatrit shqiptar të Gostivarit! Asnjë në Gostivar nuk guxon t’ua marrë meritat Sulejman Rushitit si dhe ish-ministrit, Asaf Ademi, për themelimin e këtij Institucioni Nacional, të tjerët pastaj që kontribuojnë janë vetëm “element teknik”!
Këta dy “aktorë”, në bazë të debatit, na qenkan larguar nga Teatri me polici e të lidhur në pranga. Shumë keq: aktori të lidhet në pranga – kjo nuk i ka ndodhur asnjë populli në botën e civilizuar. Por ama kur “dy aktorë” të mendermethënshëm mundohen që të demonstrojnë forcë partiake duke e kamufluar atë me atë lloj “bohemizmi” që vjen nga bota e kriminelëve “kulturorë”, atëherë, jo që tipat e tillë duhet të lidhen në pranga por, e meritojnë edhe më të keqen!
Shfaqja është vepër e regjisorit, me plotë personazhe dhe me ekipin e produksionit që e “lehtësojnë” daljen e saj në skenë, para spektatorëve! Nuk ka njeri në botë që mund t’i thotë shkrimtarit: “nuk guxon ta nxjerrish në shitje librin sepse i paske hequr dy personazhe”! Po libri more është vepër e autorit të cilën e laton, e gdhend, siç t’ia dojë koqja e qejfit! Po kush guxon t’i përzihet në punë zotit-regjisorit derisa përgatit krijimin-veprën e vet! A janë në mend këta dy palo aktorë a jo?! Nuk do ta lënë të shfaqet shfaqja “Nathani i urtë”, sepse regjisori i paska larguar që të dy nga ekipi i personazheve të shfaqjes, natyrisht për cilësi katastrofale aktorske e jo për shkak të “urdhërave partiake”! Regjisori, deri në përsosjen e shfaqjes, ashtu siç e ka konceptuar, apo ashtu siç do t’i mbindërtohet koncepti përgjatë udhëtimit të përgatitjes deri në premierë, ka të drejtë që të ndërrojë role, të largojë aktorë nga rolet, të sjellë të tjerë, ta zvogëlojë numërin e aktorëve në shfaqje, ka të drejjtë t’i zëvendësojë ata me kafshë, me shpezë, me engjëj e me dreqër dhe, kjo është e drejtë absolute e regjisorit! Kujt nuk i pëlqen ky “regjim” ka të drejtën e largimit! Po kush është ai futbollist që guxon t’ia khejë apo të iritohet me trajnerin gjatë ekipimit të lojtarëve sipas koncepti të përgatitur për të fituar lojën? Jo që mund të ndëshkohet për thyerje të disiplinës por edhe të largohet përgjithmonë nga ekipi!
Dhe, këta dy palo aktor të dështuar, mundohen që ta mundin politikisht regjisorin e madh, Sulejman Rushitin, mundohen që ta sjllin në situata të palakmueshme dhe, mundohen që të dëshmojnë se Sulejman Rushiti i paska larguar nga puna!
Sulejman Rushiti është regjisor, ai mund të largojë nga kasta e aktorëve që do të marrin pjesë në shfaqje, kurse nga puna, për thyerje të disiplinës, për thyerje të ligjit për marëdhënie pune, për paftësi apo për “kontaminim” të atmosferës artistike në Teatër, ka të drejtën absolute të të largojë Drejtori, i cili, në rastin konkret, na qenka, po ashtu, një aktor shumë i madh, i cili me punë, me mund e me talent, ka arritur të bëjë një karrierë, të cilën këta dy palo aktorë vetëm mund ta ëndërrojnë! Visar Vishko, punëtor i diciplinuar, natyrisht që kurrë nuk do të tolerojë “rrebelime partiake” në trupën profesioniste teatrore!
Berat Saliji dhe Argjent Hasani duhet që, më së paku, t’ju kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Gostivarit, spse, mbrëmë u munduan t’ua njollosin asetin kombëtar, njërin nga vlerat më të çmueshme që ka teatrologjia mbarëkombëtare shqiptare, Sulejman Rushitin!
Sulejman Rushiti, i anatemuar për shkak të njollave të tij të dikushme partiake, tashmë i ka larë të gjitha borxhet. Ai ka etje të flaktë që shqiptaëve t’ua sjellë një vepër të fuqishmë artistike, një shfaqje që do të mbahet mend gjatë kohë. Dhe, në këtë kontekst, kush janë këta dy skutha që mundohen ta njollosin dhe ta pengojnë vlerën kombëtare në fushën e teatrit, Sulejman Rushitin?
Fundja, Sulejman Rushiti është i dëshmuar si regjisor profesionist, që tashmë ka vulën e vet regjisoriale, si në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Itali, Gjermani, Francë, etj. etj. Kurse, këta dy pseudo-aktorë – a ka dëgjuar dikush për këta dy kopukë, të cilët mbrëmë e nxorën tërë bagazhin e tyre të budallakaftë duke u mundar që ta njollosin regjisorin e florirtë, Sulejman Rxhepin!
Mos i prekni asetet kombëtare, aman, por, mësohuni që t’i respektoni! Regjisorët e dëshmuar edhe në rastin kur na duket se po bëjnë “gabime profesionale”, në fakt ata prodhojnë vlera artistike. Pa dyshim, Sulejman Rushiti ëshë i destinuar natyrshëm që të prodhojë vetëm vlera artistike, sot e përjetë!

Loading...
Global