Princ Harry së fundmi ndodhet në Tokyo për të parë nga afër kampionatin botëror të Rugbyt që është duke u zhvilluar në këtë vend. Gjatë vizitave zyrtare ai ka takuar fansa të shumtë japonez, studentët me aftësi të veçanta dhe madje ishte pjesmarrës edhe në ndeshjen e Anglisë.

Por një gjë që tërhoqi vëmendjen ishte gjesti që bëri princi pasi një studente e re e quajti atë të pashëm. I ndjerë në siklet Harry i tregoi me shaka unazën e tij për t’ja bërë të qartë që tashmë Princi është I martuar. Të gjithë e kanë marrë me sportivitet këtë moment, ndërsa lajmi në media u përhap me shpejtësi të madhe.

Gjithsesi ky lajm nuk ndikoi aspak në lidhjen e tij me Meghan Markle e cila ndodhet në Londër për tu kujdesur për fëmijën e tyre 6 mujor tashmë.

 

Loading...