Lionel Messi ka shumë pak konkurrencë kur bëhet fjalë për statistikat, kështu që është më e lehtë ta krahasosh atë me veten e tij.

Statistikat tregojnë se kapiteni i Barcelonës ka qenë më efikas këtë sezon përpara portës.

Het-triku i tij i djeshëm kundër Celta Vigos – një penallti dhe dy gjuajtje të lira – bënë që Messi të arrijë t’i shënojë tri gola me vetëm pesë goditje drejt portës.

Në këtë sezon të La Ligës, Messi ka arritur të shënojë gol për mesatarisht çdo 3.5 goditje drejt portës – statistika më e mirë e argjentinasit në dekadën e fundit.

Efektiviteti i Messit në dhjetë sezonet e fundit

Sezoni 2018/2019, 171 (Gjithsej goditje) 4.75 (mesatare), 36 (Gola)

Sezoni 2017/2018, 197 (Gjithsej goditje) 5.79 (mesatare), 34 (Gola)

Sezoni 2016/2017, 179 (Gjithsej goditje) 4.84 (mesatare), 37 (Gola)

Sezoni 2015/2016, 158 (Gjithsej goditje) 6.08 (mesatare), 26 (Gola)

Sezoni 2014/2015, 187 (Gjithsej goditje) 4.35 (mesatare), 43 (Gola)

Sezoni 2013/2014, 160 (Gjithsej goditje) 5.71 (mesatare), 28 (Gola)

Sezoni 2012/2013, 163 (Gjithsej goditje) 3.54 (mesatare), 46 (Gola)

Sezoni 2011/2012, 202 (Gjithsej goditje) 4.04 (mesatare), 50 (Gola)

Sezoni 2010/2011, 150 (Gjithsej goditje) 4.84 (mesatare), 31 (Gola)

Sezoni 2009/2010, 163 (Gjithsej goditje) 4.79 (mesatare), 34 (Gola)

Ndërsa, sa i takon gjuajtje të lira, Messi është mjeshtër në këto situata, duke shënuar në katër nga dhjetë gjuajtjet e lira që i ka goditur këtë sezon, duke qenë i suksesshëm në 40 për qind të rasteve.

“Është një aftësi që ai e ka mësuar në perfeksion”, ka thënë trajneri Ernesto Valverde për gjuajtjet e lira të Messit.

Loading...
Global