Ambasadori i BE-së Luigi Soreca nënvizoi nevojën për të forcuar sistemin penitenciar me qëllim parandalimin e lidhjeve të të burgosurëve me persona jashtë burgut.

Në konferencën me temë “Menaxhimi dhe përdorimi i pasurive të sekuestruara”, të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, Soreca u shpreh I bindur se regjimi i posacëm 41/bis që do instalohet në burgjet shqiptare do të arrijë ta ndalojë këtë fenomen.

“Është regjimi i posacëm që njihet me emrin 41 / bis është e rëndësishme për të parandaluar këtë që të ndodhë nga muret e burgjeve. Ky lloj regjimi ka treguar që është efikas. Në zbatimin e plotë të këtij ligji Shqipëria si shtet anëtar me të drejta të plota të Këshillit të Europës duhet ti përbahet rregullave që rrjedhin për burgjet dhe vendimeve të Gjykatës Europiane.”

dhuro

Ambasadori Soreca shprehu vlerësime gjithashtu edhe për reformën që ministrja e Drejtësisë ka ndërmarrë në sistemin e burgjeve.

“Qeveria dhe ministrja Gjonaj ka marrë masa kurajoze për këtë cështje. Disa punonjës të shërbimit penitenciar dhe menaxhorë të lartë janë larguar nga puna. Është thelbësore që të vazhdohen këto përpjekje dhe standardet e integritetit në burgjet shqiptare të jenë në nivel të lartë pasi lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet përparësia më e lartë. Ne do vazhdojmë tju asistojmë jo vetëm në nivel profesional por dhe financiar.”

Loading...
Global